Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona në zonën e Laprakës.
Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ata janë identifikuar si Bledar Dauti dhe Dashamir Tahiri, të cilët kanë marrë plagë në gjymtyrët e poshtme.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, është arritur të gjendet mjeti i autorëve të dyshuar pak metra larg vendit të ngjarjes.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Të plagosurit pritet të merren në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, ndërsa po bëhet edhe këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit apo autorëve. Deri më tani dyshohet se një konflikt i çastit ka agravuar deri në përdorimin e armëve.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rrerh 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën .
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Comments are closed.