Në një intervistë ekskluzive për emisionin Top Story në Top Channel, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për marrëdhënien e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Thaçi ka vlerësuar lart vizitat dhe mbështetjen e Ramës gjatë kohës së paraburgimit në Hagë, si dhe rolin e tij në rrugën evropiane të Shqipërisë. Në fjalën e tij, ish-presidenti Thaçi u shpreh shpreson që që Edi Rama të gjejë një ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrjen e Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë.
“Edi më ka vizituar disa herë jam mirënjohës nga zemra. Ai pikërisht përmes reformave ka vendosur që ta bëjë Shqipërinë Evropiane. Ai po e vlerëson besimin qytetar dhe bashkëpunim me ndërkombëtaret. Po e dëgjon me vëmendje edhe kritikën. Hallall që nuk po dorëzohet përballë vështirësive. Shqipria po ecën përpara. Pas dështimit të Kosovën ë Samitin e Ankarasë, shpresoj që Edi të gjejë një ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrjen e Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë. Isha i zotuar nga ana ime që të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës”, shprehet Thaçi.
Kjo është intervista e parë e plotë televizive e Thaçit për Top Channel pas gati 6 vitesh paraburgim, dhe vjen vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale.

Comments are closed.