Tr*gjedia në Klos, gjendet pjesa tjetër e trupit të Ardit Beshirit, e tr*shte cfare u pa

Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos.

Tre ditë më parë u raportua se një pjesë e trupi u gjet pas thuajse një javë kërkimi. Në vendin e ngjarjes disa ditë më parë mbërritën edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut.

Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.