Pas humbjes në zgjedhje, Berisha përgatit H*KMARJEN: Ja çfarë do i beje Edi Rames ne samitin e Europes ne Tirane

Kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka ndërmend të pranojë rezultati ne zgjedhjeve të 11 majit dh humbjen e thellë që pësoi.

Në një dalje për mediat ditën e sotme, Berisha ka folur për vjedhje votash dhe manipulim zgjedhjesh. Ndër të tjera, Berisha ka paralajmëruar një protestë, që sipas tij, do të mbahet më 16 maj.

Pikërisht në këtë ditë, në Tiranë do të zhvillohet Samiti Europian me pjesëmarrjen e shumë liderëve europianë dhe të Bashkimit Europian.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoz të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar. Protesta do të jetë paqësore, garantojnë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë, por duam që të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator.”- tha Berisha.