Pas Alba Pollozhanit, e cila vendosi të largohet me dëshirën e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti, ka ndërprerë rrugëtimin e tij.
Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garën, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren.
Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore
Spektakli “Ferma VIP” është tronditur së fundmi nga dy largime të papritura që kanë sjellë pasoja të menjëhershme edhe në dinamikën e lojës.
Pas vendimit të bujshëm të Alba Pollozhanit për t’u larguar, edhe Limi ka marrë vendimin për të braktisur fermën.
Këto zhvillime kanë detyruar produksionin të ndërhyjë menjëherë me një njoftim për publikun.
Njoftimi zyrtar i produksionit: “Televotimi i hapur mbrëmjen e djeshme është anulluar. Për arsye të dy largimeve të ndodhura, televotimi nuk do të merret parasysh dhe asnjë rezultat nuk do të konsiderohet i vlefshëm. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”.
Ky vendim vjen në një moment delikat të garës, ku televotimi është një ndër komponentët më të rëndësishëm për ecurinë e konkurrentëve dhe qëndrimin e tyre në fermë.