Skip to content

Kush është “tradhtari” i Edi Ramës?

Një dokumentar i ri investigativ mbi gjurmët e parave dhe korrupsionin në nivele të larta të qeverisë shqiptare po përgatitet në Austri nga regjisori dhe producenti Frederik Füssel. Investigimi bazohet në dëshminë e një personi nga Shqipëria, i cili ka dorëzuar një sasi të konsiderueshme dokumentesh dhe të dhënash, mes tyre edhe një USB që, sipas tij, përmban emra, shuma parash, pagesa dhe arsyet përse paratë kanë përfunduar te personat që ai akuzon

Një USB me emra, shuma parash, të dhëna për pagesa dhe arsyet se përse janë kryer ato është në qendër të një investigimi që po përgatitet në Austri për korrupsionin në nivele të larta të qeverisë shqiptare.

Bëhet fjalë për një dokumentar që po bëhet gati nga regjisori dhe producenti Frederik Füssel. Investigimi bazohet në dëshminë e një personi nga Shqipëria, i cili ka dorëzuar një sasi të konsiderueshme dokumentesh dhe të dhënash, mes tyre edhe një USB që, sipas tij, përmban emra, shuma parash, pagesa dhe arsyet përse paratë kanë përfunduar te personat që ai akuzon

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Lindita Çela, e cila ka publikuar edhe pamjet e para nga dokumentari që po përgatitet, ndërsa identiteti dhe fytyra e dëshmitarit shqiptar mbahen të fshehta për arsye sigurie.

Gjurmët e parave dhe dyshimet për korrupsion në qeveri!”, shkruan Çela në postimin e saj, duke dhënë detaje mbi materialin që i është dorëzuar ekipit të dokumentarit.

Sipas saj, dëshmitari ka vënë në dispozicion të investigimit dokumente dhe prova që lidhen me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe me fondet publike të përdorura për një sërë projektesh në Shqipëri.

Dëshmitari pretendon se disponon prova që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë në raste të dyshuara korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri. Ai ka vënë në dispozicion një numër të konsiderueshëm dokumentesh dhe provash, të cilat aktualisht po shqyrtohen dhe verifikohen në mënyrë të pavarur nga ekipi investigativ”, shkruan Çela.

Pjesa më e fortë e materialit të publikuar deri tani është biseda mes Füssel dhe dëshmitarit shqiptar, teksa në qendër të saj është një USB që përmban të dhënat e dorëzuara për investigimin.

Pra çfarë ka në këtë USB?”, e pyet Füssel. “Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…”, përgjigjet dëshmitari.

Füssel kërkon të dijë nëse përmes të dhënave të ruajtura në USB mund të arrihet te personat për të cilët dëshmitari ka ngritur akuza.

Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…?”, e pyet ai. “Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot”, përgjigjet dëshmitari.

Biseda vijon me një pyetje të drejtpërdrejtë për emrat dhe të dhënat që ndodhen në material.

Pra këtu ke emrat?”, pyet Füssel. “Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…”, deklaron dëshmitari.

Sipas Çelës, materiali i publikuar është vetëm një fragment i investigimit dhe pritet që në vijim të dalin detaje dhe prova të tjera. Gazetarja thekson se puna për shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit është ende duke vazhduar.

Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon”, shkruan Çela.

Identiteti i personit që ka dorëzuar materialet nuk është bërë publik. Sipas gazetares, kjo është bërë për arsye sigurie.

Dokumentari po përgatitet nga Frederik Füssel, regjisor, producent dhe drejtor fotografie austriak. Füssel e ka nisur karrierën në vitin 1992 në ABC TV Austria dhe gjatë aktivitetit të tij ka punuar në produksione filmike dhe televizive në më shumë se 50 vende. Në vitin 2001 ai themeloi FMproductions, ndërsa aktualisht është CEO dhe producent i Seven Ocean Pictures.

Ai ka realizuar disa dokumentarë ndërkombëtarë, mes të cilëve “Singing for Life”, që mori Çmimin Special në Prix Italia në Torino në vitin 2011. Ndër punët e tij të fundit është edhe “People of Ëar”, dokumentar i realizuar pas xhirimeve në Ukrainë.

Published inBank

Comments are closed.