Skip to content

Nga largimi me bujë në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Si u bë Baton Haxhiu “kumbari” i tyre

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer në vëmendje mënyrën se si ajo u emërua në krye të shërbimit sekret shqiptar nga kryeministri Edi Rama.

Në postimin e tij në Facebook, duke ndjekur emisionin ‘Opinion’, Berisha ngre pyetjen se “kush e solli Vlorën Hyseni?”, duke pretenduar se pas emërimit të saj qëndronte ndikimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha e cilëson si të paprecedentë kalimin e Hysenit nga një pozicion në shërbimin inteligjent të Kosovës në drejtimin e SHISH-it dhe i referohet akuzave të publikuara më herët për lidhjet e saj të pretenduara me Beogradin. Sipas Berishës, përgjegjësia politike për emërimin e saj bie mbi Edi Ramën, ndërsa ai kërkon të zbardhet se çfarë fshihet pas këtij vendimi.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur Opinionin

Miq, sonte në “Opinion”, drejtuesi i emisionit z. Blendi, gjatë debatit kushtuar skandalit të shekullit — rekordit më të zi në fushën e sigurisë në historinë e Shqipërisë, madje edhe të botës — shtroi pyetjen: Kush e solli Vlora Hysenin?

Sa i zi është rekordi i arrestimit të saj, po kaq bizar, i paimagjinueshëm dhe unik në botë është edhe emërimi i saj në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, pas shkarkimit nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës nga detyra e zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit Informativ të Kosovës.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë dhe, si rregull, nuk mund të ndodhë! Por fakti është se kjo ka ndodhur me Vlora Hysenin!

Logjika e vetme e këtij akti është se Vlora Hyseni, pas shkarkimit nga detyra në Kosovë — për shkak të akteve të saj, sipas mediave, për shkarkimin e bazës së të dhënave të shërbimit informativ të Kosovës dhe dorëzimin e tyre shërbimit inteligjent të Beogradit — u emërua drejtore e Shërbimit Informativ të Shqipërisë nga patroni i përbashkët i Edi Ramës dhe Vlora Hysenit, Aleksandër Vuçiç. Fill pas emërimit të saj, sipas burimeve të pakontestueshme, ajo fluturoi në Beograd ku kaloi 10 ditë. Në fakt, rëndom flitet se kumbar i këtij emërimi ka qenë Baton Haxhiu, i cili për arsye ligjore është i detyruar të betohet se nuk e ka takuar asnjëherë!

© SYRI.net

Published inBank

Comments are closed.