Skip to content

Ergys Agasi u tregoi foton e Ervis Martinaj të vr*rë! Kështu fitoi besimin e Ramës, ishte kërkuar që ai

Një nga deklaratat më të forta në podcastin “MaShqip me Flamur Vezaj” lidhet me zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngritjen e Ergys Agasit. Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno pretenduan se Agasi fitoi peshë dhe besim në nivelet më të larta pasi u siguroi institucioneve shtetërore fotografi që, sipas tyre, provonin se Martinaj ishte vrarë.

Sipas Elton Qynos, momenti kur ndryshoi pozicioni i Agasit ishte pikërisht periudha pas zhdukjes së Martinajt, në gusht të vitit 2022. Qyno deklaroi se Agasi arriti t’i provonte policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, përmes fotografive, se Ervis Martinaj ishte vrarë. Sipas gazetarit, ky informacion mendohet se ka arrit edhe te kryeministri Edi Rama dhe ishte një nga momentet kur Agasi fitoi besimin e tij. “Me foto u tregoi institucioneve se Ervis Martinaj është vrarë dhe për këtë mori gjithë besimin e Ramës. Por mund te ja kete derguar edhe Vlora Hysenit”, ishte pretendimi i Qynos gjatë emisionit.

Sipas versionit të treguar nga gazetari, Agasi ishte ndër personat që kishte informacion konkret për fatin e Martinajt në një periudhë kur publikisht zhdukja e tij vazhdonte të ishte mister.

Artan Hoxha e lidhi gjithashtu fuqizimin e Agasit me të njëjtën periudhë. Ai tha se Agasi ishte ngritur që në kohën e çështjes së inceneratorëve, por mori një tjetër peshë pas ngjarjeve të gushtit 2022. Sipas Hoxhës, kjo fuqi nuk vinte sepse Agasi ishte thjesht një personazh i botës së krimit, por sepse kishte marrë atë që gazetari e quajti “imunitet” politik nga kryeministri. “Imuniteti i Ergysit iu hoq po nga ata që ia vendosën”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shkoi më tej edhe për fatin e Martinajt. Ai deklaroi se është i bindur se Ervis Martinaj është vrarë dhe se trupi i tij është zhdukur. Gazetari tha se kishte shkuar edhe pranë familjes së Martinajt dhe se kishte folur publikisht për vrasjen vetëm pasi ishte bindur se zhdukja nuk ishte një inskenim.

Sipas Hoxhës, zhdukja e Martinajt ndryshoi edhe ekuilibrat e botës së krimit në Shqipëri. Në këtë periudhë, sipas tij, Agasi mori një rol shumë më të rëndësishëm si “koordinator”, pas Vangjush Dakos. Hoxha pretendoi se për këtë rol Agasi kishte mbështetjen e Ramës.

Kështu, sipas versionit të paraqitur nga Hoxha dhe Qyno në “MaShqip”, fotografitë që pretendohet se tregonin Martinajn të vrarë nuk ishin vetëm informacion mbi një nga misteret më të mëdha kriminale të viteve të fundit. Ato do të kishin shërbyer edhe si momenti që forcoi pozicionin e Ergys Agasit përballë institucioneve dhe Kryeministrisë.

Por kjo ngre edhe pyetjen kryesore: nëse institucionet shtetërore kishin fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt që në atë periudhë, çfarë ndodhi me këto prova dhe pse fati i tij vazhdoi të mbetej publikisht i pazbardhur?

VIDEO E PLOTE

Published inBank

Comments are closed.