Skip to content

Kushëri i parë me Ergys Agasin? Reagon për herë të parë dhëndri i Sali Berishës: Kushëriri,

Prej ditësh, në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme rreth një lidhjeje të mundshme familjare mes Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe biznesmenit të arrestuar, Ergys Agasi.

Së fundmi ka qenë vetë Malltezi i cili ka reaguar sa i përket këtyre lajmeve duke fajësuar Edi Ramën se është ai personi përgjegjës i cili po përdor këtë “kartë” për të lidhur figurën e Agasit me familjen Malltezi dhe rrjedhimisht dhe me atë Berisha.

Sipas tij, kryeministri po përpiqet të përdorë lidhjen familjare për të krijuar një afërsi mes Agasit dhe familjes Malltezi.

“Meqë Edi Rama po përpiqet të më bëjë me kushëri tani mbi 50 vjeç, po i jap përgjigjen që meriton. Hajna dhe banditë si Ergysi i Ramës mund të kemi në fis të gjithë. Nuk ia kam idenë nëse është kushëri i dytë, i tretë apo i katërt, se kurrë nuk e kam takuar atë”, shkruan Malltezi, duke ngritur më tej akuza të tjera për Agasin se ka bashkëpunuar me persona të tjerë kundër tij dhe ish-kryeministrit Berisha.

Reagimi i plotë:

Meqë Edi Rama po përpiqet të më bëjë me kushëri tani mbi 50 vjeç, po i jap përgjigjen që meriton: Hajna dhe banditë si ergysi i ramës mund të kemi në fis të gjithë. Nuk ia kam idenë nëse është kushëri i 2, 3 apo 4 se kurrë nuk e kam takuar atë bastard që bënte pisllëqe me irena gjokën me 3 mbiemra për të burgos mua dhe liderin e opozitës. Po ashtu kurrë nuk kam takuar as albën që atë e di se e kam kushërirë të 2 por se burri i saj leçjan ka përla tokën time. Banditët i shërbejnë kryebanditit edi rama se me të vjedhin, rrëmbejnë e vendosin gjoba

Published inBank

Comments are closed.