Skip to content

E bujshme! Rajmonda Kotorri që u zhduk 16 vjeçe në Itali është gjetur?

Rajmonda Kotorri, e cila u largua drejt Italisë kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe humbi kontaktet me familjen për vite me radhë, dyshohet se mund të jetë pikasur në Milano. Lajmi është bërë i ditur nga emisioni italian “Chi l’ha visto?”, pasi një shikues i ka dërguar redaksisë një fotografi të një gruaje që ngjason me Rajmondën.

Familja e saj nuk ka reshtur së kërkuari për vite me radhë, ndërsa apeli për gjetjen e Rajmondës është publikuar edhe në emisionin italian. Motrat e saj kanë parë fotografinë dhe shprehen se gruaja e fotografuar ka ngjashmëri të madhe me nënën e tyre kur ishte e re. Për familjarët, kjo është një gjurmë që ka rikthyer shpresën për të mësuar se çfarë ka ndodhur me Rajmondën.

Tashmë pritet verifikimi i identitetit të gruas së fotografuar në Milano. Familja shpreson që kjo të jetë pista që do t’i çojë pas kaq shumë vitesh drejt gjetjes së Rajmondës dhe ribashkimit me të.

Published inBank

Comments are closed.