Skip to content

E rëndë në vend! I digjet makina drejtoreshës së madhe të shtetit, bën deklaratën që befason policinë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të Elbasanit.

Nga të dhënat e para, mësohet se mjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan.

Drejtuesja e automjetit ka mohuar se ngjarja të ketë qenë e qëllimshme apo të ketë lidhje me detyrën e saj.

Pas incidentit, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia e një defekti teknik në automjet.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, makina është shkrumbuar plotësisht. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Published inBank

Comments are closed.