Skip to content

Pasi i doli videoja me kompozitorin, Monika Lubonjës i ndodh e papritura tjetër (FOTO)

Orët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me publikime dhe pretendime që kanë përfshirë disa emra të njohur të showbizit shqiptar.

Mes personazheve që kanë përfunduar në qendër të vëmendjes është edhe aktorja Monika Lubonja.

Në rrjet po qarkullon një video me përmbajtje intime, e publikuar fillimisht nga gazetari Elton Tozaj, për të cilën pretendohet se personat që shfaqen në të janë kompozitori Adrian Hila dhe Monika Lubonja. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim që vërteton identitetin e personave në pamje.

Por ndërsa pikëpyetjet për videon vazhdojnë, situata është zhvendosur edhe në profilin e Monika Lubonjës në Instagram.

Postimet e saj janë mbushur me komente nga përdorues të shumtë, të cilët i referohen drejtpërdrejt videos që po qarkullon. Disa prej tyre kanë përdorur fraza që pretendohet se dëgjohen në material, ndërsa nuk kanë munguar as komentet fyese dhe sulmet personale ndaj aktores.

Nga komentet e publikuara duket se diskutimi është përhapur me shpejtësi, pavarësisht se autenticiteti i videos dhe identiteti i personave që shfaqen në të mbeten të pakonfirmuara.

Vetë Monika Lubonja, të paktën deri tani, nuk ka bërë një reagim publik për videon apo për komentet që kanë vërshuar në profilin e saj.

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për pretendime që po qarkullojnë në rrjet dhe nuk ka prova të bëra publike që konfirmojnë se gruaja në material është Monika Lubonja.

Published inBank

Comments are closed.