Skandali që përfshiu bashkëshortin e saj duket se ka tronditur Klaudian.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, zonja ka vendosur ta largojë nga lista e miqësisë Eli Faren, të cilën e mbante aty deri në ditën e publikimit.
Ky veprim i Klaudias nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë nisur të komentojnë situatën.
Në mesin e gjithë kësaj historie, sipas ndjekësve, duket se vetëm një person po e pëson më së shumti nga kjo situatë dhe ajo eshtë vet Klaudia.

Këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj në polici, në lidhje me videot erotike që janë shpërndarë në rrjet.
Fara ka denoncuar vetëm personin, që ka bërë publike pamjet.
Ajo nuk ka ngritur pretendime për Adrian Hilën.
“Nuk mendoj se videot i ka publikuar Adrian Hila. Nuk e dija që kishte kamera. Dua të denoncoj personin që i ka publikuar. Nuk isha në dijeni që po filmohesha”, ka thënë Fara.
Në rrjet u shpërndanë disa video, me protagonist kompozitorin Adrian Hila dhe disa këngëtare e artiste në momente intime.
Policia po merr në pyetje disa persona, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur personin, që ka shpërndarë pamjet.
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Kjo për shkak se kamera e sigurisë është vënë nga vetë ai.
Ndërsa hetimet vijojnë paralelisht edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
Rrjeti po zien prej disa kohësh, teksa disa video intime janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme.
Në video shfaqet kompozitori dhe këngëtare e personazhe të njohura në momente intime.

Comments are closed.