Skip to content

Kush është sigurimsi i, babai i Adi Hilës që vlonjatët donin ta…(Foto)

**“Adi Hila, bëmë baba të të ngjaj!”, shkrimi kritik i Ermal Barjamit për kompozitorin dhe të kaluarën e familjes së tij**

Debati rreth kompozitorit Adi Hila ka sjellë edhe një reagim nga Ermal Barjami, i cili, përmes një shkrimi kritik, ndalet te historia e familjes së tij dhe pretendimet mbi veprimtarinë e të atit gjatë regjimit komunist.

Në tekstin me titull “Adi Hila, bëmë baba të të ngjaj!”, autori përshkruan pasojat e përndjekjes politike dhe ndërton një paralelizëm mes mekanizmave të kontrollit të dikurshëm dhe pretendimeve të sotme për filmime pa dijeni. Ai thekson se fëmijët nuk mbajnë automatikisht përgjegjësi për veprimet e prindërve, ndërsa e lidh reagimin e tij me nevojën për kujtesë dhe përgjegjësi individuale.

Ndërkohë, A2 CNN raportoi më 2 tetor se Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personit që ka shpërndarë videot. Sipas këtij raportimi, kompozitori ka deklaruar se kamerat ishin vendosur për arsye sigurie dhe mbrojtjen e pronës.

**Më poshtë, shkrimi i plotë i Ermal Barjamit, me ndreqje të vogla drejtshkrimore.** Teksti paraqet qëndrimet dhe pretendimet e autorit. Pretendimet për shantazh, funksionin konkret të të atit dhe rrethanat e vdekjes së tij nuk u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga burimet e konsultuara për këtë material.

ADI HILA, BËMË BABA TË TË NGJAJ!
Sot do t’ju tregoj një histori për Adi Hilën.
Jo për Adi Hilën që shihni sot nëpër video e meme, por për rrënjët e një mbiemri. Sepse disa histori nuk fillojnë sot dhe disa pesha nuk zhduken vetëm sepse kalojnë vitet.
Babai i tij, Merhamat Hila, ka qenë zëvendëskryetar i Sigurimit të Shtetit në Vlorë, në një nga periudhat më të errëta të Shqipërisë.
Dhe për të kuptuar çfarë do të thoshte kjo, duhet kujtuar çfarë ishte Sigurimi për njerëzit që binin në duart e tij.
Ishte trokitja në derë në mes të natës.
Ishte arrestimi para syve të fëmijëve.
Ishte hetuesia e gjatë, izolimi, presioni, kërcënimet dhe tortura.
Ishte detyrimi për të firmosur deklarata, për të pranuar akuza, madje edhe për të implikuar të tjerë.
Një fjalë mund të bëhej akuzë.Një shoqëri mund të bëhej dyshim. Një letër mund të bëhej dosje.
Dhe kur merrej një njeri, nuk goditej vetëm ai.
Goditej e gjithë familja.
Fëmijët rriteshin me mbiemrin e “armikut”. Gratë mbeteshin vetëm. Familjet survejoheshin, shantazhoheshin, humbnin punën, pasurinë, shkollimin dhe të drejtën për një jetë normale.
Pastaj vinte burgu: qelitë, uria, sëmundjet, puna e rëndë, vitet larg familjes. Disa ktheheshin të shkatërruar. Disa nuk ktheheshin fare.
Në Vlorë, emri i Merhamat Hilës lidhet me këtë aparat represiv dhe me përndjekjen politike të njerëzve të konsideruar armiq të regjimit.
Një sistem që nuk të merrte vetëm lirinë.
Të merrte jetën, dinjitetin dhe shpesh edhe familjen.
Sot kemi një brez tjetër. Një tjetër Hila.
Një tjetër kohë.
Dhe jo, djali nuk mban automatikisht fajin e babait.
Por dilema bëhet me e fortë kur historia duket sikur përsëritet në forma të tjera.
Sepse sot, në hapësirën publike, ndaj Adi Hilës janë ngritur akuza dhe pretendime për filmime të fshehta, përdorim të videove dhe shantazh ndaj shumë vajzave dhe grave.
Dikur ishte dosja.
Sot është videoja.
Dikur ishte frika se dikush të kishte futur në dosje. Sot mund të jetë frika se dikush të ka filmuar padijenj dhe mund ta përdorë atë material kundër teje.
Mjetet ndryshojnë. Frika është e njëjtë.
Prandaj historia duhet treguar.
Jo për hakmarrje.
Por për të kuptuar se e keqja duhet njohur, përballuar dhe asgjësuar që të mos rikthehet në forma të tjera, në kohë të tjera.
Sepse kujtesa nuk trashëgon faj.
Kujtesa trashëgon të vërtetën.
P.S. Merhamet Hila vdiq në SHBA, pasi u shtyp për vdekje nga një makinë. Jeta ka mënyrat e saj të çuditshme për të mbyllur disa histori.
Ermal Barjam

Per me teper lexoni komentet ne kete faqe, ku populli flet qarte detaje tjera te renda

Published inBank

Comments are closed.