Skip to content

E pret burgu? policia i paska zbuluar dhe diçka tjetër të rëndë

Ervin Karamuço ka dhënë detaje të reja për ngjarjen që ka shokuar mbarë opinionin publik, ku disa video intime të personazheve të njohura të showbizzit janë përhapur me shpejtësi në platforma të ndryshme online.

Eksperti i kriminalistës tregoi se kompozitori Adrian Hila që është në qendër të kësaj ngjarje, do të hetohet dhe me gjasë nuk do t’i shpëtojë vendimit të dënimit.

Gjithashtu ai tregoi në “Top Story” edhe punën e deritanishme të policisë, që fillimisht e kishte pasur të vështirë të gjente shtëpinë në të cilën ishin regjistruar të gjitha videot. Në fjalën e tij, në panel, Karamuço u shpreh:

“Aty ka diçka. E para. Hila nuk është viktimë. Kaq dhe pastaj të tjerat janë një histori që do t’i drejtohen prokurorisë, do hetohet dhe ai njeri do të dënohet për këtë. Ai duhet ta kuptojë këtë histori për peshën e madhe të fajit që ka se i ka futur ata njerëz në një shtëpi ku ka pasur kamera. Nuk i ka njoftuar për këtë. I ka gënjyer për këtë. I ka detyruar të jenë në një vend të ekspozuar me kamera. Dhe pastaj se si dalë kjo histori, ajo po hetohet.

Ka disa pista. Është laptopi që është përdorur dhe pastaj është çuar diku dhe folderi është marrë dhe gjetur nga ata. A është bërë kjo nëpërmjet instalimit që dikush e ka ditur shumë mirë dhe i merrte këto të dhëna në kohë reale. Janë disa pista që po heton policia. Ka pasur diçka kjo gjëja.

Policia nuk po e gjente se cila ishte kjo shtëpi. Dhe u gjet diku andej nga juglindja e qytetit, u gjet një papafingo në një tre-katëshe. Ishte edhe pjesa e studios dhe një pjesë që ishte kjo dhomë. Dhe e gjithë kjo ishte me kamera. Që nga kati poshtë, deri lart”, tha Karamuço.

Published inBank

Comments are closed.