Skip to content

Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën (EMRAT)

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën pranë Nea Peramos, në Dunat e Rërës së Kavalës, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë. Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç, të cilët ishin miq të afërt me njëri-tjetrin.

Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi pasi motori i drejtuar nga 34-vjeçari Ardit Elezi u përplas me një monopatinë elektrike, me të cilën udhëtonte 36-vjeçari Mariglen Nofulla.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Elezi humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, Nofulla u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalës, ku mbërriti me lëndime të rënda. 36-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Published inBank

Comments are closed.