Aktorja Monika Lubonja ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me videot skandaloze të Adi Hilës që u shpërndanë gjerësisht në rrjet, pjesë e të cilave ka qenë pjesë dhe vetë artistja në fjalë.
E prekur tej mase nga situata pasi iu shkel e drejta e privatësisë dhe dinjiteti, Monika bën thirrje për qytetarët që të mos shpërndahen më videot e saj. Po ashtu aktorja ka bërë me dije se Adi Hila do të përballet me drejtësinë për të gjithë këtë situatë të krijuar e cila prej ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes.
“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.”, shkruan Lubonja.
Reagimi i saj vijon më tej duke theksuar se nuk ka qenë në dijeni se është filmuar. Ndërsa shton se i ka dhënë dashuri dhe vite Adi Hilës që sot e quan të pabesë për shkak të situatës së krijuar pasi ky kishte kamera të fshehura në dhomë, Monika shkruan e zhgënjyer se besimi që pat u kthye si armë kundër saj.
“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.”, thekson më tej aktorja.
Më tej, Monika vijon e zhgënjyer duke kërkuar që dhimbja dhe situata e saj të mos kthehet në argëtim e as të mos gjykohet për atë që ajo ka bërë.
“Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime. Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.”, përmbyll reagimin e saj Monika Lubonja.
Mund të rrezikojë deri në 3 vjet burg nëse provohet se ka shpërndarë, ofruar për publikim apo publikuar materialet e marra pa pëlqim. Nenet që shfaqen në foto parashikojnë:
Neni Dënimi
119 – Fyerja Gjobë, pa burgim. Për fyerje publike, ndaj disa personave ose të përsëritur, gjoba arrin deri në 3 milionë lekë.
121 – Regjistrimi pa pëlqim Gjobë ose deri në 2 vjet burg.
121 – Shpërndarja apo publikimi i materialeve të marra pa pëlqim Deri në 3 vjet burg.
Këto janë dënimet sipas tekstit të përditësuar të Kodit Penal.
Reagimi i plotë i Monika Lubonjës:
Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.
Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.
Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.
Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.
Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.
I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.
Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!
Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.


Comments are closed.