Skip to content

Ermal Beqirit i del videoja me keq se Adi Hilës, me femrën yll të bukur që do cuditeni

Teksa videoteka erotike e Adi Hilës vijon të dominojë në çdo debate televizive dhe çdo bisedë në kafene, restorante, taksi dhe kudo, një tjetër video intime ka nisur të qarkullojë sot në Whatsapp-in e disa gazetarëve. Në video shfaqet një modele e njohur në raport intim me një mashkull, të cilin shumë personazhe nga bota e medias dhe biznesit pretendojnë se është bosi i dosjes AKSHI, Emal Beqiri, në kërkim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe grup kriminal.

Personazhi që ka një ngjasim të frikshëm me Ermal Beqirin shfaqet me telefon në dorë duke filmuar përmes pasqyrës aktin seksual me modelen ish miss. Përpos kështjellës në Francë 2.6 milionë euro, jahtit, një charteri të pretenduar, miliona euro në llogari, vila, apartamente dhe makina luksoze, Ermal Beqiri duket se me paratë e korrupsionit të AKSHI-it ka paguar modele, ish misse, këngëtare etj., për shërbime seksuale.

Lidhje shoqërore të rrufjanit të AKSHI-t kanë rrëfyer se edhe pas shpalljes në kërkim nga SPAK-u, Ermal Beqiri ka organizuar festa harbuese dhe aktivitete me natyrë erotike, brenda dhe jashtë vendit, në jahtin e tij, në kështjellën në Francë, në vila dhe vende ekzotike, duke rekrutuar kundrejt pagesës vajza të showbizit. Beqiri, dikur një teknik dhe hajdut kompjuterash, është përpjekur të imitojë personazhet e famshëm dhe të pasur të instagramit, duke orgabizuar festa të shfrenuara me vajza, kokainë, alkool dhe lojëra erotike.
PER ARSYE ETIKE NUK PO E PUBLIKOJME KETU VIDEON

Published inBank

Comments are closed.