Elton Tozaj ka paralajmëruar se mbrëmjen e sotme do të publikojë të tjera pretendime që lidhen me kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, duke thënë se këtë herë në materialet që disponon përfshihet edhe një këngëtare e njohur.
Në një postim të publikuar në Instagram, Tozaj shkruan: “Dhe një këngëtare shumë e njohur e përfshirë në pisllëqet e Erion Isait! Sonte ora 22:00”, pa bërë të ditur identitetin e artistes apo se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.
Paralajmërimi vjen vetëm pak orë pasi Tozaj publikoi disa materiale dhe bëri akuza publike ndaj Isait. Ai pretendon se kryebashkiaku u ka kërkuar favore seksuale punonjësve meshkuj të bashkisë dhe se disponon emrat e personave të përfshirë.
Tozaj ka publikuar gjithashtu pamje të disa bisedave private, për të cilat pretendon se i përkasin Isait dhe një personi tjetër. Në materialet e publikuara shfaqet një profil me emrin e kryebashkiakut dhe komunikime me përmbajtje intime. Autenticiteti i këtyre bisedave nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Related article Çfarë di ambasada amerikane: Kthehet alerti i dhnes pas 35 dite proteste, cfare po ndodh…
Tashmë Tozaj paralajmëron një tjetër publikim në orën 22:00, ku thotë se do të flasë edhe për përfshirjen e një këngëtareje të njohur. Për momentin ai nuk ka dhënë të tjera detaje dhe mbetet e paqartë se çfarë lidhjeje pretendon se ka artistja me çështjen.
Related article Dalin hartat e 9 qyteteve me te nxehta ne vend
Deri tani, Erion Isai nuk ka bërë një reagim publik mbi autenticitetin e materialeve të publikuara nga Tozaj apo mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

Comments are closed.