Polonia është tronditur nga zbulimet rreth 43-vjeçarit Michael P., i cili akuzohet për vrasjen e të paktën shtatë grave. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që numri i viktimave të jetë edhe më i madh.
Sipas hetimeve, Michael P. punonte si hidraulik dhe përdorte profesionin e tij për të hyrë në banesat e grave të pambrojtura. Më pas, ai dyshohet se kthehej në shtëpitë e tyre, i lidhte dhe i kërcënonte viktimat, duke i detyruar të tregonin se ku mbanin paratë dhe sendet me vlerë.
43-vjeçari u arrestua në shkurt të vitit 2025, pasi një punonjës i një qendre telefonike bankare dëgjoi përmes telefonit një grua që po sulmohej gjatë kohës që kishte telefonuar bankën për ndihmë.
Policia mbërriti në banesën e gruas dhe e gjeti Michael P. poshtë ballkonit. Sipas hetuesve, ai ishte nën ndikimin e drogës dhe kishte probleme të rënda me varësinë nga bixhozi.
Në telefonin e tij u gjetën rreth 75 mijë fotografi, disa prej të cilave dyshohet se lidhen me viktimat.
Policia gjeti gjithashtu në çantën e tij doreza, shirit elektrik dhe materiale të tjera që dyshohet se i përdorte për të lidhur viktimat.
Sipas hetimeve, pasi merrte informacionin që kërkonte, ai dyshohet se i vriste gratë duke i mbytur, ndërsa ato ishin të lidhura në karrige.
Në kuadër të hetimit janë arrestuar edhe dy shtetas ukrainas, të dyshuar si bashkëpunëtorë të 43-vjeçarit në disa prej rasteve.
Njëri prej tyre, 33-vjeçari Taras H., ka pranuar pjesëmarrjen, por pretendon se qëllimi i tij ishte grabitja dhe jo vrasja.
I dyshuari tjetër, Ihor H., i arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, mohon çdo përfshirje në krimet për të cilat po hetohet.
Hetuesit po vijojnë të analizojnë provat e sekuestruara dhe nuk përjashtojnë mundësinë që Michael P. të jetë përgjegjës për raste të tjera vrasjesh.
Të ngjashme
Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë
Një vit në rrugë, pa strehë e pa askënd, Fiks Fare gjen zgjidhje për 59 vjeçaren
Misteri i helmimit misterioz në “duart” e FBI-së, nënë e bijë u vranë me ricinë/Ja se çfarë u kërkua në rrjetin social ditën e tragjedisë!
Ekspozonte PARA në TikTok, arrestohet vajza e kreut të bandës!

Comments are closed.