Një video me përmbajtje të rëndë ka nisur të qarkullojë paraditen e sotme në rrethin e disa gazetarëve. Në pamje shfaqen dy burra që dyshohet se abuzojnë seksualisht me një vajzë në një restorant, e cila duket se ndodhet në gjendje të dehur.
Njëri prej protagonistëve, një burrë me syze, dyshohet dhe përflitet se mund të jetë një drejtues dhe analist i njohur në Tiranë, i cili identifikohet si Fatos Hakorja, konkretisht drejtor informacioni ne TV Klan. Megjithatë, identiteti i tij nuk mund të konsiderohet i konfirmuar dhe mund të përcaktohet vetëm nga autoritetet kompetente, nëse do të nisë një hetim.
Personi tjetër nuk identifikohet në pamje, pasi në momentin e pretenduar të cenimit të integritetit fizik të vajzës shfaqet me shpinë nga kamera.
Sipas disa burimeve, vajza, e cila në pamje duket se është në gjendje të dehur, dyshohet se është një personazh i njohur për publikun televiziv. Konkretisht flitet per Ina Aderin, banore e Big Brother Vip/
Sipas të njëjtave burime, ajo ka kaluar më herët një dramë familjare dhe ka marrë pjesë në disa programe televizive. Këto të dhëna, megjithatë, mbeten të pakonfirmuara./VoxNews
Shënim: Redaksia nuk pretendon vërtetësinë e lajmit. Ne transmetojmë lajmin për efekt informimi dhe si nxitje që Policia të veprojë në zbardhjen e së vërtetës. Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me një vendim të formës së prerë.


Comments are closed.