E rende ne Vlore! Vajza i ng*l th*ken babait, detajet e renda jashte logjikes njerezore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një 43-vjeçare qëlloi me thikë babain e saj pas një konflikti në familje.

Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në banesën ku autorja jetonte bashku me prindërit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., banuese në Vlorë, e cila dyshohet se gjatë debatit ka goditur me mjet prerës të atin, shtetasin K. Gj., 74 vjeç”, njofton policia.

Për rrjedhojë të ngjarjes i moshuari është nisur menjëherë në spital. Fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.