Skip to content

I zbuloi vilat, vëllai i Igli Tares k*rcënon me jetë gazetarin, ajo çfarë i ka thënë do iu tr*ndisë të gjithëve

Gazetari Almer Toska ka denoncuar përmes një statusi në Facebook një incident të rëndë, që sipas tij, ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të emisionit “Minuta e Parë” me Ola Brukon në News24.

Toska shkruan se, sapo ka dalë nga emisioni, është telefonuar nga Agron Tare, vëllai i Igli Tares, i cili, sipas gazetarit, ka insistuar të takoheshin. Ai pretendon se gjatë telefonatës janë përdorur kërcënime për jetën, presion dhe dhunë verbale, ndërsa ndaj tij janë përdorur edhe ofendime të rënda.

Sipas Toskës, telefonata dhe kërcënimet kanë ardhur pas deklaratave që ai bëri gjatë emisionit, ku foli për çështje që lidhen me Igli Taren.

Për të dokumentuar denoncimin e tij, Almer Toska ka publikuar në Facebook edhe bisedat e zhvilluara në WhatsApp, duke i bërë ato publike për ndjekësit dhe lexuesit.

“Një gazetar nuk mund të intimidohet dhe kërcënohet për shkak të detyrës. Puna e një gazetari është të thotë të vërtetën”, shprehet Toska në reagimin e tij.

Gazetari e konsideron ngjarjen si një presion të drejtpërdrejtë ndaj ushtrimit të detyrës së gazetarit dhe thotë se, nëse ka kundërshtime ndaj deklaratave të tij, ato duhet të përballohen me fakte dhe argumente, dhe jo me kërcënime apo intimidim.

Bisedat e publikuara në Facebook tashmë janë pjesë e denoncimit publik të gazetarit, ndërsa Toska deklaron se materialet që disponon do t’ua vërë në dispozicion edhe organeve kompetente.

Published inBank

Comments are closed.