Skip to content

Koka e madhe që shpëtoi! Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës?

Përpos biznesmenit shqiptar nga Maqedonia e Vetiut, Demirali Haliti, i njohur si Demo Haliti, pjesë e videotekës erotike të kompozitorit Adrian Hila, me zonja të artit dhe kulturës, është edhe një personazh tjetër, pjesërisht pa flokë, i cili shfaqet në një nga videot intime të publikuara fillimisht dhe të fshira më pas. Ashtu si Demoja i Rrushit, tullaci i dytë ekspozohet në një ‘kompozim treshe’ të Adi Hilës, ku pavarësisht moshës së thyer, shfaqet tejet aktiv dhe pasionant.

Bëhet fjalë për M. L., një ish drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, i lakuar për afera sistematike korruptive dhe seksuale. Ky personazh është lidhje e hershme shoqërore e Adrian Hilës. Në maskën e bashkëpunimeve për festivalet e përvitshme të RTSH, Hila dhe M. L., bashkë me V. G, mësohet se kanë rekrutuar këngëtare, aktore, balerina etj., për shërbime erotike.

‘Tullaci i dytë’ në videot e Hilës njihet ndryshe edhe si ‘Lepri i RTSH’, nofkë të cilën e ka marrë nga gazetarja B., e cila gjatë bisedave me disa shoqe të saj, ironizonte perfomancat seksuale të tij, jo vetëm me atë vetë, por edhe me disa punonjëse të tjera të RTSH-së. Kur M. L., sillej korridoreve të institucionit, disa zonja përshpërisnin ‘kaloi Lepri’ dhe nënqeshin pa zë.

Lepri i RTSH-së dhe shumë peronazhe të tjerë të artit, kulturës dhe biznesit gjenden në videotekën erotike të Adi Hilës, i cili mësohet se ka tentuar t’a shkatërrojë pas publikimit të videove të para kompromentuese. Prokuroria e Tiranës mësohet se ka shtuar në hetim edhe një vepër tjetër penale për Adi Hilën, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi ka shkatërruar hard diskun e kamerës që regjistroi pamjet intime.

Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë hetimeve paraprake. Sipas informacionit, policia ka tentuar të këqyrë hard-diskun, por pasi e ka sekuestruar, ka konstatuar se prova ishte e dëmtuar. Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se e kishte shkatërruar vetë hard-diskun. Sipas tij, arsyeja ishte se nuk ishte i sigurt se nga vinte ndërhyrja dhe kishte frikë se mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Aktorja Monika Lubonja dhe këngëtarja Blerina Matraku, pjesë e ndërmarrjes erotike të kompozitorit, kanë akuzuar Adi Hilën për pabesi, pasi i ka regjistruar në mënyrë të fshehtë. Monika Lubonja e ka paditur penalisht, ndërsa Blerina Matraku e ka mallkuar dhe paralajmëruar Hilën se do t’a paguajë për gjëmën që i bëri. Nga ana tjetër, këngëtarja Eli Fara dhe këngëtari Gent Hoxha, pjesë e videove intime, i kanë dalë në mbrojtje Hilës..

Ndërkaq, biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Vetiut, Demirali Haliti, i njohur si Demo Haliti, pronar i kompanisë ALBA D.O.O., në Slloveni, personazhi pa flokë, i cili shfaqet në videon treshe në studion muzikore të Ad Hilës, ka mbyllur rrjetet sociale dhe është zhdukur. Sipas burimeve, policia nuk ka mundur ta kontaktojë për ta marrë në pyetje. Demo Haliti njihet veçanërisht si importuesi ekskluziv i Konjakut Skënderbeu në Slloveni, si dhe për importimin e verërave të cilësisë së lartë sllovene drejt Tiranës. (Prapaskena)

Published inBank

Comments are closed.