Skip to content

E dhimbshme në Durrës! E reja 25 vjeçare gjendet e vdekur pranë vajzës 2 vjeçe, policia befason nga çfarë gjejnë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Durrësit, ku një shtetase britanike është gjetur pa shenja jete brenda një apartamenti.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:50, në lagjen nr. 1, shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka konstatuar pa shenja jete 25-vjeçaren me iniciale E. S.

Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i humbjes së jetës mbetet ende i paqartë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Published inBank

Comments are closed.