Në rrjetet sociale kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit aludime se Elton Tozaj mund të ishte rrëmbyer apo dhunuar, pas deklaratave të forta që ai ka bërë ditët e fundit ndaj disa personazheve të njohur shqiptarë.
Dyshimet u shtuan pasi TikToker-i Aleks Vishaj ngriti publikisht alarmin për gjendjen e Tozajt, duke lënë të kuptohej se gazetarit mund t’i kishte ndodhur diçka dhe se ai mund të ishte marrë peng apo dhunuar.
Pas përhapjes së këtyre zërave, Tozaj ka reaguar vetë në Instagram dhe i ka mohuar ato.
“Se di kush i hap këto lajme fake! Por unë jam thjesht në punë e sipër! Sonte ora 22:00”, ka shkruar ai në Instastory.

Me këtë reagim, Tozaj ka bërë të qartë se ndodhet mirë dhe se mungesa e tij nga rrjetet nuk lidhet me ndonjë incident të tillë. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të rikthehet sërish me publikime të tjera gjatë mbrëmjes.
Aludimet për sigurinë e tij vijnë në një moment kur Tozaj ka qenë shumë aktiv me deklarata dhe denoncime publike ndaj disa emrave të njohur, çka ka shtuar ndjeshëm vëmendjen rreth tij.
Një deklaratë e publikuar në TikTok nga Aleks Visha ka tërhequr vëmendjen, pasi ai pretendon se gazetari Elton Tozaj është marrë peng dhe është dhunuar.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se Tozaj ka marrë një mesazh ku thuhet se është marrë peng dhe është rrahur.
Megjithatë, nga materialet e publikuara nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes, vendi ku pretendohet se ka ndodhur apo personat që mund të jenë përfshirë.
Postimi ka nxitur reagime dhe pikëpyetje në rrjet, ndërsa deri tani nuk ka informacion të konfirmuar në mënyrë të pavarur që të vërtetojë pretendimin për pengmarrje dhe dhunë.
Mbetet e paqartë nëse Elton Tozaj do të reagojë publikisht lidhur me këtë deklaratë dhe nëse do të ketë një njoftim zyrtar nga autoritetet për rastin.
Deri në një konfirmim zyrtar, pretendimet për pengmarrje dhe dhunë duhet të trajtohen me kujdes.

Comments are closed.