Temperaturat kanë nisur të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut gjatë muajit tetor.
Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në studion e “Takohemi n’Vizion” se pas një vere të nxehtë dhe të tejzgjatur, moti po ndryshon gradualisht, me intervale kthjellimesh dhe reshje.
Sipas saj, nesër priten kthjellime, ndërsa të dielën reshjet do të rikthehen. Fundjava e ardhshme parashikohet të jetë me diell, por temperaturat do të pësojnë sërish rënie.
LEXO EDHE: Erjon Braçe zbulon “krcënimin” që i ka bërë Edi Rama:
Sa i përket dimrit, Xhakollari parashikon temperatura relativisht të larta dhe reshje shiu të herëpashershme, duke theksuar se nuk pritet një dimër i ftohtë dhe i acartë.
LEXO EDHE: Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit dhe Fatmir Mediut të Gërdecit në Himarë
“Temperaturat kanë zbritur. Do të kemi një tetor me reshje. Nesër, pra ditën e shtunë do të ketë kthjellime, ndërsa të dielën do të kemi sërish reshje. Pra le të themi kemi një fundjavë me reshje shiu dhe duket se ka lënë pas atë verën e nxehtë të tejzgjatur. Fundjava që vjen do të jetë me diell, por temperaturat do të bien.
LEXO EDHE: Shqipëria merr dritën jeshile për Kapitullin 20, Rama: Nis numërimi
Na pret një dimër i ngrohtë me reshje shiu të herëpashershme. Nuk do të përjetojmë atë dimrin e ftohtë e të acartë. Do të kemi vet

Comments are closed.