Një lajmi hidhur ka mbërritur pasditen e kësaj të premteje nga arsimi i lartë shqiptar pasi është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 49-vjeçare, pedagogia e njohur Juliana Zaharia. Lajmin e kobshëm e kanë bërë me dije Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale e Fakultetit të Shkencave Sociale, ku Juliana dha për vite me radhë kontributin e saj.
“Kolegia jone e dashur Prof. Asoc. Dr. Juliana Zaharia nderroi jete ne menyre te papritur. Juli ishte pedagoge dhe kolege e shkelqyer, gezonte respektin e studenteve dhe te gjithe bashkepunetoreve. Ngushellime nga zemra per mamane, motren, familjen, koleget dhe miqte!”, shkruhet në postimin e ndarë në rrjet.
Mes lotësh e dhimbje të madhe, familjarë, miq, studentë e kolegë i kanë dhënë, mesditën e kësaj të diele, lamtumirën e fundit pedagoges Juliana.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë të afërmve për humbjen tragjike të Julianës.

Comments are closed.