L*fta e “kolonelëve”: Veliaj nis s*lmin total: Belinda Balluku drejt B*rgut, ja cfare eshte zbuluar

Përgjimet e fundit kanë konfirmuar atë që prej muajsh paralajmëronim- lufta e ashpër mes “kolonelëve” të pushtetit ka shpërthyer tashmë në arenën publike. Si dy gladiatorë politikë, përfaqësuesit e regjimit të “gjeneralit”, dy kolonelët, tani ndodhen përballë njëri-tjetrit në një betejë ku vetëm njëri mbetet në këmbë, ndërsa tjetri përfundon në duart e SPAK.

I pari që ra nga “piedestali” ishte Lali Euro. Kryebashkiaku, tanimë i izoluar në qelinë e burgut të Durrësit, orkestrën e propagandës vazhdon ta dirigjojë edhe pas hekurave. Përmes nëndirigjentëve të vet besnikë – Arbi i Vogël (Veliaj) dhe Arbi i Madh (Mazniku) -i vijon sulmet ndaj prokurorisë dhe drejtësisë.

Ndërkaq në frontin tjetër, Belinda Balluku përpëlitet prej dosjes së saj voluminoze në SPAK, ndërsa terreni i rrëshqet nën këmbë. Ashtu siç e kishim parashikuar, të dy kampet kanë filluar të hapin “sirtarët” e korrupsionit, duke ekspozuar aferat e njëri-tjetrit që mbanin të kyçura prej vitesh.

Beteja më e egër ka kaluar në frontin mediatik. Ku ndodhen nëndirigjentët, aty janë edhe megafonat e tyre. Mediat e kontrolluara nga secili kamp tani janë vendosur në vijën e parë të luftës, duke fabrikuar “të vërteta” sipas interesit të zotërve të tyre.

Ky riorganizim mediatik po ekspozon lidhjet e fshehta mes pushtetit, oligarkëve dhe mediave, duke treguar se kush kontrollon cilin zë në peizazhin tonë të informacionit.

Ndërkohë, dëshmitarët më të vëmendshëm të kësaj lufte janë qytetarët e varfëruar nga grabitjet sistematike të këtyre “kolonelëve”, që tani vëzhgojnë shpërbërjen e regjimit nga brenda. Ata shohin se si “të fuqishmit” fillojnë të hanë njëri-tjetrin.

Kjo dramë pritet të zhvishet deri në kocka. Lufta mes “kolonelëve” sapo ka filluar dhe premton të nxjerrë në pah të gjitha aferat, abuzimet dhe korrupsionin që prej kohësh na kanë pushtuar.