Skip to content

“Ça i bën, ça i bën o!”/ Pamjet e përplasjes së efektivëve me studentët para Ministrisë së Arsimit

Protesta përpara ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe studentëve, ndërsa këta të fundit shqyen kangjellat e godinës si dhe thyen xhamat e godinës në shenjë revolte.

Në një moment, disa efektivë policie shihen teksa përleshen me një student, ndërsa ky i fundit tenton që t’u shpëtojë.

Ndërsa një tjetër shihet teksa tërhiqet zvarrë nga një efektiv dhe më pas goditet me shkop gome.

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, rinisin tensionet.

Përplasjet intensive përpara Ministrisë së Arsimit kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa aksioni i policisë ka ndarë protestuesit në disa grupe.

Forcat e rendit, të mbështetura nga autoboti i ujit me presion, kanë arritur të shtyjnë një pjesë të protestuesve në drejtim të Rrugës së Durrësit, pranë qendrës së kryeqytetit. Ndërkohë, një grup tjetër vijon të qëndrojë i grumbulluar në afërsi të godinës së Ministrisë së Arsimit.

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka nisur të përshkallëzohet, duke degraduar në akte dhune. Disa të rinj të maskuar kanë arritur të shkulin kangjellat e trotuarit dhe kanë goditur rrethimin dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit.

Në mes të protestës, një i moshuar ka humbur ndjenjat në turmë. Pranë tij janë afruar disa protestues, të cilët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për të transportuar të moshuarin drejt spitalit. Ndërkohë, në ambulancë janë transportuar edhe disa efektivë policie, të cilët kanë mbetur të dëmtuar gjatë përplasjeve.

Published inBank

Comments are closed.