Skip to content

Ky është i riu që gr*shtoi i vetëm 6 policë të FNSH-së (VIDEO)

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri u përplas me forcat e policisë gjatë arrestimit të studentëve protestues, ku njëri prej tyre duket i rrahur keq nga pamjet.

Ai është i riu që më parë përballoi i vetëm me grushte gjashtë policë me shkopa gome të FNSH-së.

Në videon e postuar në rrjetet sociale nga deputeti i Mundësia mund të dëgjohet teksa Kapri teksa kërkon shpjegim nga policët për dhunën e ushtruar ndaj të rinjve. Kapri shprehet se të gjithë efektivët që dhunuan studentët protestues sot do duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje”, u shpreh ai. /Lapsi.al

Ndërsa policia ka dhunuar studentët me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion, shumë prej tyre i janë rikthyer policëve me gurë dhe grushta.

Njëri prej tyre, është filmuar teksa ka marrë para 6 efektivë të FNSH që e godisnin me shkopa gome, duke përdorur vetëm grushtat.

Shikoni pamjet më poshtë:

Përpjekja e forcave të policisë për të shpërndarë turmën me autobotë uji nuk ka arritur të ndalë revoltën e të rinjve. Pas ndërhyrjes dhe përplasjeve të dhunshme, studentët janë rigrupuar sërish me shpejtësi përgjatë Rrugës së Durrësit.

Një grup i ri masiv qytetarësh dhe studentësh i është bashkuar tubimit, duke i dhënë një hov të ri protestës.

Me mijëra të rinj janë ribashkuar sërish pranë perimetrit të Ministrisë së Arsimit, ku thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit po dëgjohen edhe më të fuqishme.

Situata mbetet mjaft e tensionuar, ndërsa vargu i protestuesit po shtohet nga momenti në moment, duke sfiduar kordonin dhe praninë e shumtë të forcave të rendit.

Published inBank

Comments are closed.