Arlind Qori: Rama do të bjerë shumë shpejt! Ne jemi e ardhmja, ja cfare do i ndodhe pas pak

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se kjo parti do të vijojë të organizohet dhe të krijojë frymë për ndryshimin e pushtetit, pavarësisht vështirësive dhe shembujve të kaluar ku shumë parti kanë lindur dhe janë shuar pas një palë zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Qori tha se mbipesha e pushtetit, do të krijojë kushtet për rrëzimin e Edi Ramës.

“Në Shqipëri kanë lindur dhe kanë vdekur parti, madje ka që kanë lindur të vdekura. Ne me pak aktivistë, me biçikletë, në këmbë, kemi arritur që në dy vite e pak të zgjedhim një deputet në Kuvend.

Për të treguar sa ndryshe jemi, shkoni te Parku Olimpik ku po numërohen votat. Ne e dimë që kemi një deputet dhe kjo nuk ndryshon, por kemi aty dhjetëra aktivistë që mbikqyrin procesin sepse duam të regjistrohet çdo votë e mundshme. Jemi e vetmja parti që vazhdojmë me intensitet të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për Lëvizjen Bashkë.

Si rrëzohet Rama? Me organizim, ngritje fryme. Rama do të bjerë, por do të bjerë nga pesha e pushtetit që ka marrë. Hubris, arroganca, nuk e ka Rama justifikimin. Çfarë do t’i thotë pensionistit? Bufi dhe Sudja? Bufi ka marrë fund. Çfarë do t’i thotë punëtorit që është i keqpaguar?  Shtresës së mesme që nuk ble dot një shtëpi? Deri sot ka përdorur kartën propagandistike dhe ideologjike.

Sot Berisha ka marrë fund politikisht, nuk ngrihet dot më. Rama do të bëjë ç’është e mundur për ta ngritur nga varri politik. Mbipesha e pushtetit do të krijojë kushte për ta përmbysur”, tha Qori.