Skip to content

E fundit! Ministri i Brendshëm. Përplasje me Ramën për protestën?

Ka dy ditë që Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, është zhdukur. Asnjë qëndrim. Asnjë deklaratë apo dalje publike, qoftë edhe si ajo pas perdeve që bëri para disa ditësh. Se për të dalë në terren as nuk bëhet fjalë ta shohësh. Edhe sot nga Ministria e Brendshme doli vetëm një zëvendsministre, por jo Demo.

Heshtja e ministrit ngre dyshime se cfarë mund t’i ketë ndodhur atij. Për menaxhimin e situatës së protestave është vetë Edi Rama që jep urdhra ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ka zëra që flasin për një përplasje mes Ervin Demos dhe Edi Ramës përgjatë kësaj jave lidhur me menaxhimin e protestës dhe deklarata të tij kundër sjelljes së policisë. Kjo ka bërë që Ministri i Punëve të Brendshme të aneksohet komplet.

Megjithatë ky mbetet një informacion për t’u verifikuar në orët dhe në ditët në vazhdim se si do të përfundojë vala e protestave studentore kundër qeverisë dhe klasës politike.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova ka replikuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë edhe nga Ambasada ruse në Tiranë, Zaharova thekson:

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend.

Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve.

Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.

Alketa Vejsiu ka dalë me një reagim pas tensioneve të forta dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

Moderatorja e njohur ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se Shqipëria nuk i përket asnjë qeverie, partie apo grupimi politik.

Në një moment kur kryeqyteti po përjeton protesta të ashpra dhe ndërhyrje të shumta policore, deklarata e saj merr një domethënie të veçantë politike, pasi vë në diskutim idenë se pushteti mund të vendoset mbi interesin e qytetarëve.

“Jo shqiptarët kundër shqiptarëve! Mos!

Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet.

Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi

Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve!

Na mbro, o Zot!”, shkruan Alketa Vejsiu

Published inBank

Comments are closed.