Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e kësaj të hëne nga Klosi pasi mësohet se njëra nga punonjëset e bashkisë, Malvina Avni Lala nuk ka arritur të fitojë dot betejën me sëmundjen e rëndë duke mbyllur sytë përgjithmonë në një moshë të re.
Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije vetë kryebashkiakja e Klosit e cila zemërthyer ka bërë të ditur ndarjen nga jeta të punonjëses së bashkisë.
“Me dhimbje të thellë në zemër, përcjellim lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të dashur, Malvina Avni Lala.
Për dy vite me radhë, Malvina u përball me forcë dhe kurajë me një sëmundje të pabesë, duke luftuar deri në fund. Sot, dhimbja për humbjen e saj është e madhe, por do të mbeten të paharruara buzëqeshja, shpirti i saj i çiltër, natyra plot gjallëri dhe përkushtimi në punë.
Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të saj. Uroj që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe e të pazëvendësueshme.
U prehsh në paqe, Malvina! Kujtimi yt, mirësia dhe buzëqeshja jote do të mbeten përherë në zemrat tona.”, shkruhet në postimin e bërë nga Valbona Kola.
Më shumë detaje për vendin dhe orën e ceremonisë mortore të Malvinës, pritet të dalin në vijim.

Comments are closed.