Skip to content

Reagon bujshëm Ledion Liço, e krahason Edi Ramën me një “përbindësh”? Më mirë të vdesësh si…(FOTO)

Në një kohë kur protestat masive të studentëve në Tiranë kanë nxitur reagime të shumta nga personazhet publikë, edhe moderatori i njohur Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen me një publikim në Instagram.

Moderatori i Big Brother VIP Albania ka shpërndarë një sekuencë të shkurtër nga filmi i njohur “Shutter Island”, ku protagonist është aktori hollivudian Leonardo DiCaprio.

Në videon e publikuar dëgjohet një nga dialogët më të njohur të filmit, i cili ngre një pyetje mbi natyrën e së keqes dhe moralin njerëzor.

“E di çfarë? Ky vend më bën të mendohem…Çfarë do të ishte më keq: Të jetosh si përbindësh apo të vdesësh si njeri i mirë?”, është mesazhi që shfaqet në sekuencën e shpërndarë nga Liço.

Publikimi vjen pikërisht në një moment kur situata politike në Shqipëri është tensionuar, ndërsa protestat e studentëve dhe përplasjet me policinë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes publike.

Përzgjedhja e kësaj skene, me një mesazh të fortë moral, mund të interpretohet si një qëndrim i tërthortë ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Madje, duke pasur parasysh kritikat e shumta që po i drejtohen kryeministrit Edi Rama, postimi mund të ngrejë pikëpyetje nëse moderatori ka synuar të përcjellë një mesazh edhe për drejtuesit e vendit.

Moderatori nuk e ka shoqëruar sekuencën me ndonjë shpjegim tjetër, duke e lënë të hapur interpretimin e mesazhit.

Published inBank

Comments are closed.