Erdhi në pushtet me një mbështetje që u lexua si shansi më i madh i postkomunzimit për ta futur Shqipërinë në udhën qe duhej. Ndryshe nga paraardhësit e tij, menuja e premtimeve përfshinte një gamë të gjerë, deri dhe një reformim moral të shtetit e politikës, pse jo dhe të shoqërisë. Pra, ishte një vizion që tejkalonte termat e zakonshëm zhvillimorë. Por në to, anëtarësimi në BE me të cilin po në çan veshët, nuk ishte asgjëkundi. Dhe me të drejtë. Ishim futur në NATO, ishin liberalizuar vizat, e megjithatë, Shqipëria ishte sërish duke vuajtur fatin e saj të mbrapshtë. Dhe cili është ky fat, ku konsiston? Te padrejtësitë e mëdha shoqërore me gjithëçka mbajnë.
Dhe pas 13 vitesh në pushtet, duke patur në dorë pothuajse të gjitha levat e tij, zhgënjimi ndaj tij është në propozicion me shpresën që ngjalli: më i madhi që pas komunizmit.
Dhe cilat janë ato dështime që kanë prodhuar një aso zhgënjimi ku urrejtja ndaj tij krahasohet dhe me atë ndaj Enver Hoxhës apo Sali Berishës?
1-Nuk e shëroi por e thelloi dhe me shumë krizën e besimit popull-politikë, popull-shtet. Pse? Sepse nuk e shëroi dot shtetin, nuk e pajtoi nuk e bëri atë aleat të njerit të thjeshtë. Kësisoj, ku prej korrupsionit e ku prej dallkaukllëkut, e la sërish armik të shqiptarit.
2-Nuk ndërrmori asnjë reformë apo nuk ndërtoi asnjë projekt që do kishte si synim një rikthim të mundshëm të shqiptarëve në atdheun e tyre. Ikjet frenetike i trajtoi si diçka normale, si ta kishte vërtet një projekt shpopullimi me vulë tradhëtie për interesat e dikujt.
3-Nuk i dha peshë shoqërore njeriut të ndershëm e të aftë, por zgjeroi shanset për krimin, njeriun e lig dhe të paaftë. Me të në pushtet, pjesë me pushte e shoqërisë u trimërua dhe sot bën ligjin.
4-Në arsim, etestizoi(rikonstruktoi) shumë shkolla, por iu hoqi atyre shpirtin. Ashtu si qytetet: iu ndërroi pllakat, i bojatisi, por dhe nisi t’i çojë drejt asfiksië.
5-Mbylli Lazaratin, por lejoi Lazaratizimin e Shqipërisë, me diferëncën që ndërsa Lazarati i djeshëm së paku nuk prodhonte krimin që prodhon ky i sotmi.
6-Me politika skandaloze fiskale goditi rëndë fshatin, bujqësinë e blektorinë, njëherësh rrënoi shtresën e mesme.
7-Investoi fuqishëm në infrastrukturë, por në finale as nga kjo nuk ka produktuar ndonjë shpresë apo entuzizëm shoqëror. Qeverisja e tij madje llogaritet se e çoi në ekstrem dëshpërimin shoqëror.
8-Kështu dhe me turizmin: investime, rritje shifrash vizitueshmërie, por në finale as ndonjë ekonomi më e shëndetshme e as ndonjë perceptim publik se vërtet kohëra të mira po trokasin për Shqipërinë. E kundërta dominon në përceptim.
9-Korrupsioni, kurrë si në kohën e Ramës, pa u merakosur për vulën e hajdutit mbi të dhe njerëzit e pushtetit të tij.
10-Goditi rëndë atë që krahasohet me vlerën e ajrit për njeriun, kur ai ka humbur gjithçka: shpresën. Qeverisja e Ramës, me një të vetme fjalë, mund të quhet dhe dëshpërim.
Renditëm dhjetë, por janë dhe më shumë. Në një lloj krahasimi me Enverin, ai rreh gjoksin siç do e rrihte dhe Enveri po të qe gjallë me atë që bëri ne mbi katër dekada pushtet, por në fund, vula që i ka vënë historia dhe vetë populli që jetoi nën atë, është ajo e në diktatori të lig. Siç po e tregon koha, kjo edhe pozita e Ramës te populli që po qeveris: një lig që meriton të gjithë urrejtjen për mbrapshtitë e tij.

Comments are closed.