Skip to content

Taulant Balla gëzon policët: Del tabela, me qindra euro, ja sa u rritet paga çdo polici sipas gradës

Taulant Balla ka publikuar listën me rritjen e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, e cila parashikohet në projektbuxhetin e vitit 2027. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PS bën të ditur se rritja do të përfshijë të gjitha gradat, nga drejtori i Përgjithshëm deri te inspektorët e Policisë.

Sipas tabelës së publikuar nga Balla, rritja mujore e pagës bruto do të variojë nga 11 500 deri në 23 000 lekë, në varësi të gradës. Drejtori i Përgjithshëm, drejtuesit e lartë, drejtuesit e parë dhe drejtuesit do të përfitojnë një rritje prej 11 500 lekësh bruto në muaj.

Ndërkohë, për kryekomisarët dhe komisarët e Policisë, rritja do të jetë 13 800 lekë bruto, ndërsa për nënkomisarët 17 250 lekë. Rritjen më të madhe do ta përfitojnë inspektorët e Policisë, për të cilët parashikohet një shtesë prej 23 000 lekësh bruto në muaj. Sipas të dhënave të publikuara nga Balla, efekti financiar i kësaj rritjeje në buxhetin e shtetit përllogaritet në rreth 3.3 miliardë lekë.

“Buxheti 2027 rrit pagat e Policisë së Shtetit”, shkruan Balla në postimin e tij, të shoqëruar me tabelën e pagave të propozuara për vitin e ardhshëm.

Published inBank

Comments are closed.