Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka folur për transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit.
Bushati tha se Veliaj po ndëshkohet për një deklaratë të parëndësishme që bëri për humbjen e Vuçiç, ku u interpretua se indirekt po fliste për Ramën.
Analisti shtoi se ky presion ndaj Veliajt, tregon se në Shqipëri është instaluar shteti i frikës dhe i jep të drejtë Arben Ahmetajt që u arratis dhe nuk e la veten “në dorë të xhelatëve dhe diktatorit”.
“Se do të vinte një ditë në shtetin e Ramës që do të na duhej të mbronim të drejtat e Erion Velisë, është fundi i botës!
Kemi bërë një debat më parë dhe mu hodhën disa vetë në qafë kur thashë mirë bëri Arben Ahmetaj që u arratis, që nuk e la veten në dorë të xhelatëve dhe diktatorit. Veliaj thotë disa gjëra krejt pa vlerë, për Vuçiçin apo reformën territoriale dhe është një aparat shtetëror që hakmerret.
Mendo të thoshte Veliaj se kush e ka urdhëruar të firmosë për inceneratorin, gjendet i vetëvrarë, i varur në burg. Nuk e kam për zemër të mbroj të drejtat e Veliaj, por na tregon rasti i tij se ku jetojmë dhe çfarë shteti represiv kemi mbi kokë.
Pastaj, ana qesharake është tjetra, këta mbrojtësit e Veliajt brenda mazhorancës, fajëson dhe godasin drejtorinë e burgjeve. Është sikur kur flet për PD të godasësh, jo Berishën por rojen e godinës.
Frika e asaj që po i ndodh Veliajt, është aq e madhe, sa edhe ata që kanë detyrim moral apo financiar me Veliajn, godasin drejtorinë e burgjeve. Ata mendojnë se vajza me rolex ka vendosur ajo se ku ikën Veliaj, nuk guxojnë të thonë se kush mbi të e ka dhënë urdhrin. Edhe kjo tregon të njëjtin gjë, shtetin e frikës që është instaluar në këtë vend.
Këto që kemi thënë, trimëria e SPAK që ka goditur Veliajn, e ka goditur me fishkëllim. Se Lalit po, por Belën që nuk ka leje, nuk guxon SPAK-u, kurse këtë që ia kanë falur, si Ahmetaj apo Veliaj…
Pse SPAK-u? Sepse merr urdhër nga ai që do të godasë Veliajn dhe të mbrojë… Kur nuk e lëshon Belën SPAK nuk vepron”, tha ndër të tjera Bushati.
Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit, i cili mendohet se ka treguar se kujt ia ka çuar paratë e inceneratorëve.
Bushati tha se të arratisurit si Mërtiri apo Ahmetaj mund të flasin, ndërsa të tjerët si Veliaj nuk munden, pasi kërcënohen në burg.
“Mendoj se Veliaj është kalë i ngordhur, interesi i të cilit është të ruajë këto që ka. Prokurori i SPAK ka shkuar ti marrë dëshmitë Mërtirit në Vjenë. Kur je si Mërtiri i inceneratoëve apo Ahmetaj, ti flet. Kur je në qelitë e burgjeve të Ramës, shantazohesh të heshtësh. Do ti dëgjojmë ato të Mërtirit, se kujt ja ka çuar lekët.
Nuk ka rëndësi gjeografia e burgut, drejtori apo ministri. E rëndësishme është në burg mund ta kalosh jetën si në parajsë, si në burgun e Eskobarit, po mbrojte shefin. Nëse ti jep shenjë që do ti kundërvihesh shefit, ti ke këtë fat. Të vetmit të penduar për krimet e Ramës, janë ata që janë arratisur. Këta që Rama mban në qelitë e veta shantazhohen çdo moment, prandaj nuk flasin. Po folën edhe për Vuçiçin, i ndërrohet burgu. Pra i jepet sinjale, që ka edhe më keq, mund edhe të të vrasin në burg.
Nuk ka ambasadë të huaj që nuk e di se kush e ka urdhëruar vrasjen e Ervis Martinaj. Them vrasje shtetërore. Një njeri që vritet dhe shoqërohet nga uniform e policisë, e quaj vrasje shtetërore”, tha ndër të tjera Bushati.

Comments are closed.