Egli: “Në horoskop jam Virgjëresha” – Arbër Hajdari i jep përgjigjen e rëndë (Video)

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Albania solli sërish në vëmendje raportin e përfolur mes Gjestit dhe Eglit, dy prej banorëve më të komentuar të këtij sezoni.

Teksa diskutimi vijonte, Ledioni befas i drejtoi një pyetje interesante dyshes:
“Çfarë shenje horoskopi jeni?”

Gjesti tha se është Demi, ndërsa Egli tha Virgjëresha.

Në pamje të parë, një shkëmbim i thjeshtë, por aty ndërhyri opinionisti Arbër Hajdari me një koment që ka bërë xhiron e rrjetit:

“Duhet ta keni ditëlindjen gabim!” – tha ai, duke krijuar një situatë sa komike, aq edhe ironike.