Vrasja e 61 vjeçarit në Bulqizë, prej orësh ka marrë tjetër kthesë, pasi ndryshe nga seç u tha në fillim, se burri vdiq pasi u sulmua nga ariu, Policia e Shtetit bën me dije se janë vënë në pranga gruaja dhe djali i tij, të cilët dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta 61 vjeçarin, Urim Fiku.
Ndonëse familjarët fillimisht e raportuan vdekjen e 61-vjeçarit, të ndodhur si pasojë e sulmit të një ariu në zonë, hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore zbuluan një tjetër version të ngjarjes, duke konfirmuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri.
Pas hetimeve intensive, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më 3 nëntor 2026.
Në sajë të provave të mbledhura, bëhet me dije se efektivët kanë vënë në pranga Sadete Fikun, bashkëshorten e viktimës dhe Gazmir Fiku, djalin e tyre të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e vrasjes.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me Urim fiku është vrarë me armë zjarri dhe sende të forta. Ndërkaq, gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, fishekë dhe një gëzhojë pistolete, e cila u gjet në oborrin e banesës.
Telefonata e fundit dhe misteri i vdekjes së 61 vjeçarit në Bulqizë, gazetari: U vra, të dyshuar familjarë, kishte konflikte me djalin
Njoftimi i Plotë i Policisë:
DVP Dibër/Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.
Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.
Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:
-S. F., 57 vjeçe dhe G. F., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).
Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Comments are closed.