Ndër emrat më të përfolur së fundmi në rrjet, Beatriçe Gjergji para se të ngjitej në skenën e madhe të Eurovizionit, mësohet se muzikën e kishte një trashëgimi familjare.
Babai i saj, Mario Gjergji në një intervitë të dhënë për RTSH zbulon se kjo trashëgimi “kaloi brez pas brezi”.
Mario zbulon më tej se talenti i Beatriçes për të kompozuar ishte dukshëm që në vegjëli. Edhe pse u rrit në shtetin fqinj dhe fillimisht ishte e orientuar drejt muzikës italiane e angleze, babai i artistes rrëfen me ndjeshmëri momentet kur kishte frikë se mos vajza po i largohej nga rrënjët shqiptare.
“E rritur me këngë shkodrane, ia injektoja sa më shumë, por nuk i pëlqente shumë muzika jonë… Kishte një zë të bukur, por më dukej sikur po më dilte ‘nga shinat’,” tha ai me sinqeritet.
Ndërsa sot, Beatriçe jo vetëm që i është kthyer identitetit të saj muzikor, por përfaqëson Shqipërinë në një nga skenat më të mëdha të muzikës ndërkombëtare.
Mario vlerëson më tej se njohja e saj me Kolën ishte një pikë kthese në karrierën e saj.
“Muzika është në gjak tek ne,” thotë Mario me krenari. “Në familjen Gjergji këndojnë të gjithë… thoshin dikur me shaka: tek ata këndojnë edhe pulat. Ne hamë bukë me muzikë.”
LEXO EDHE: