Skip to content

E trishtë! Rëndohet situata shëndetësore e Erion Veliajt në burg, Kryebashkiaku duhet të operohet ose do

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e thyer, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Pas një ekzaminimi të kryer sot në Spitalin Memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e një operacioni tjetër për trajtimin e frakturës.

Dyshimet për përkeqësimin e gjendjes së këmbës lidhen me vonesat në marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor dhe moslejimin e tij për t’u ekzaminuar në kohën e duhur, si dhe në spitalin që kishte kërkuar.

Veliaj u transferua të dielën nga qelia e paraburgimit në ambientet spitalore që ndodhen brenda burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë. Ai kishte pësuar dëmtimin gjatë një ndeshjeje futbolli, kur ndodhej në paraburgimin e Durrësit.

Kryebashkiaku kishte ngritur më herët shqetësime për mungesën e kujdesit shëndetësor pas dëmtimit. Aktualisht, ai lëviz me ndihmën e patericave dhe merr qetësues për të lehtësuar dhimbjet.

Avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili e kishte takuar Veliajn në dhomën spitalore, deklaroi se për afro dy javë ai kishte kërkuar një ekzaminim mjekësor, por pa marrë një vlerësim të gjendjes së tij.

Edhe raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit kishte ngritur shqetësime për mungesën e një vlerësimi të gjendjes shëndetësore të Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Fier, më 28 tetor.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me kohën e qëndrimit të Veliajt në spital dhe trajtimin mjekësor që po merr.

Published inBank

Comments are closed.