Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardjan Takaj raportohet se ndodhet i shtruar në urgjencës e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku është paraqitur pasditen e djeshme, për shkak të shqetësimeve me zemrën.
Takaj ka ndjerë probleme pas duelit që korçarët zhvilluan dje me Dinamon dhe është transportuar menjëherë në spital, aty ku ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Nuk dihet ende si paraqitet momentalisht gjendja e tij shëndetësore, teksa klubi pret me ankth rezultatet që do të dalin nga analizat mjekësore. Duhet thënë se presidenti Ardjan Takaj ka kaluar muaj të vështirë, pasi në verë humbi njeriun më të shtrenjtë, nënën e tij.
Po ashtu, edhe situata e Skënderbeut ka qenë disi delikate në këtë sezon të kampionatit, ku “Ujqërit e Dëborës” kaluan jo pak sprova për të mbërritur sot në vendin e 5-të të tabelës, me 14 pikë të grumbulluara.

Comments are closed.