Skip to content

Nuk ndalet Edi Rama! Bën ndryshime në qeveri, ja kush sapo u shkarkua

Endrit Hoxha është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte.

Në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me arsyet e lirimit të tij nga detyra.

Hoxha e ushtronte këtë detyrë prej prillit 2022, kur ishte emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

V E N D I MI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU

Published inBank

Comments are closed.