Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku ka qenë dhe i ftuari i parë në edicionin e ri të “Goca dhe Gra”.
Nuk mund të kalonte pa u diskutuar dhe incidenti i ndodhur në çastet e fundit të këngëtarit në Big Brother teksa goditi me shuplakë Gjestin. Për publikun, Jozi ka kërkuar dhe njëherë falje teksa tregon se nuk ka qenë aspak një veprim i paramenduar, por një shpërthim emocionesh nga çdo gjë që kishte ndodhur në atë shtëpi.
Jozi është shprehur se dëshironte të largohej nga shtëpia si të gjithë të tjerët, por tendenca për ta ulur poshtë figurën e tij e çoi të reagonte në atë formë.
Pjesë nga intervista:
Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?
Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.
Egla Ceno: Çfarë të shtyu?
Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.
Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim
Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?
Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që ka ndjerë këtë situatë.
Egla Ceno: Çfarë tha familja?
Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.
Egla Ceno: Nuk ishe shoqëruar më para nga policia me pranga?
Jozefin Marku: Ishte e hera e parë.
Rudina Dembacaj: Herë tjetër të kanë marrë prej dore
Jozefin Marku:: Nuk ishte aspak e lehtë. Loja mbaroi. E ndjeva veten shumë keq.
Rudina Dembacaj: Nga kush pretendoje më shumë mirëkuptim?
Jozefin Marku: Nga policia. Nuk doja të shoqërohesha me pranga
Kleoniki Delijorgji: Ishte abuziv, normal me pranga do shoqërohesh.
Jozefin Marku: Ky veprim nuk më bën krenar. Ndjej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq.
Egla Ceno: S’jemi për mua këtu, jemi për ty. Arroganca jote ‘on top’.