Pas arrestimit te Erion Veliajt per korrupsion, Edi Rama ka nisur te beje llogarite se kush do jete kandidati i radhes per te kandiduar per Bashkine e TIranes, ne skenarin qe Veliaj do denohet per veprat e kryera prej tij.
Burimet nga PS bejne me dije se kandidati kryesor qe do te ishte me i pershtatshmi per Bashkine e Tiranes do te ishte ai qe mbledh me shume vota ne liste te hapur per zgjedhjet e 11 majit.
Kandidati me i votuar ne keto zgjedhje per Tiranen ishte pikrisht Blendi Gonxhja, i cili kandidoi ne liste te hapur dhe arriti te mbledhe rreth 22 mije vota, duke lene pas emra si Erion Brace, e Fatmir Xhafaj.
Per kete arsye, Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, u pyet gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24 nëse do të jetë ai kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, pas burgosjes së Erion Veliajt për korrupsion.
Në përgjigjen e tij, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj, duke theksuar se nuk ka një projekt personal për të kandiduar në këtë moment.
Ai theksoi se besimi që i është dhënë si deputet nga qytetarët e Tiranës e bën të përqendrohet te përfaqësimi dhe shërbimi në këtë rol, ndërsa çdo diskutim për ambicie të tjera e konsideroi të papërshtatshëm në këtë fazë.
Gonxhja nënvizoi se Bashkia e Tiranës mbetet një institucion me rëndësi të madhe dhe se kontributi i tij do të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes angazhimit si deputet.