E fundit! Edi Rama humbet njeriun e fuqishem te partise! Sali Berisha ia merr ‘tr*dhtarin’ e d*nuar

Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Kavajë, Elvis Roshi ka nisur publikisht fushatën për Partinë Demokratike.

Ashtu siç e paralajmëroi Voxnews.al një muaj më parë, Roshi tashmë kërkon të mbledhë vota në favor të Partisë Demokratike.

Arsyeja për këtë lidhet me kandidimin në Qarkun e Tiranës, ku bën pjesë Kavaja të djalit të xhaxhait të tij, Elton Rroshi.

Ditën e sotme, ai ka shpërndarë posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, i cili kandidon nën logon e PD-së dhe me koalicionin “Shqipëria madhështore”.

Kujtojmë se Roshi ishte i pari socialist që arriti ta thyejë bastionin e djathtë të Kavajës, ndërsa për vite me radhë, ai ka qenë nën shënjestër dhe sulme të vazhdueshme nga PD-ja që e akuzonin atë për një sërë aferash dhe lidhje me krimin.