Skip to content

ME VIDEO/ Saimir Tahiri publikon PËRGJIMIN e fortë që trondit të gjithë: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri…

TIRANE- ZËRI ka publikuar një pjesë nga projekti me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke zbuluar për herë të parë se bëhet fjalë për një dokumentar. Në fragmentet e publikuara rikthehen disa prej përgjimeve që asokohe bënë bujë në opinionin publik dhe zunë një vend të konsiderueshëm në raportimet mediatike mbi çështjen Tahiri.

Këtë herë, publiku ka mundësinë të dëgjojë për herë të parë audion origjinale të përgjimeve.

Në njërën prej bisedave të përgjuara, bashkëbiseduesit diskutojnë mbi targat e automjeteve të zyrtarëve të lartë shtetërorë, duke përmendur automjetin Audi dhe emrin e Saimir Tahirit, të cilit njëri prej tyre i referohet si Kryeministër.

Vetë ish-ministri i Brendshëm ka reaguar me ironi, teksa ka ndarë fragmentin në rrjetet sociale.

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…Work in progress….?”, shkruan Tahiri.

 

Përgjimi:

Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri jonë.

Avdul Sulaj: Ëëë…

Maridian Sulaj: Vetëm ata.

Avdul Sulaj: Po mirë, ata kanë targa të veçanta.

Maridian Sulaj: Ëëë, targa të veçanta. 03 e ka Artani, që ia dha ai…

Klardi Sulaj: Kush Artan?

Maridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë, ai Kryeministri o vlla, ça është ai…

Avdul Sulaj: Saimiri.

Maridian Sulaj: Saimir Tahiri.

Maridian Sulaj: 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.

Klardi Sulaj: Është ministër i Brendshëm.

Një burrë shqiptar: Targat e shtetit, kur shiten, u hiqet targa.

Maridian Sulaj: Ore, ai ia ka dhënë me gjithë dokumenta Artanit, a të qifja… I hiqet, thotë.

Dokumentari i realizuar nga ZËRI rikthehet te ngjarjet që shoqëruan çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, përmes materialeve arkivore, përgjimeve, intervistave dhe rrëfimeve të protagonistëve.

Një pjesë e materialeve që vite më parë u bënë objekt i debateve politike, mediatike dhe juridike, risillen tashmë në kontekstin e ngjarjeve të kohës, duke ndërthurur dokumentacionin me dëshmitë e personave të përfshirë./ZËRI

Published inBank

Comments are closed.