Skip to content

I tha qeros dhe pse e kishte nga sëmundja! Ilir Demalia e pëson keq, bën reagimin urgjent për Osman Stafën: Nuk e dija, do doja që

Dy ditë pas një përplasjeje në distancë, ku nuk kurseu as fyerjet dhe epitetet, Ilir Demalia i ka kërkuar ndjesë gazetarit Osman Stafa, në një reagim publik në rrjetet sociale.

Demalia thotë se është i keqardhur për fyerjet që përdori ndaj Stafës, veçanërisht që e quajti atë “qeros”, duke thënë se nuk ishte në dijeni që gazetari ka kaluar një sëmundje që i ka shkaktuar rënien e flokëve.

Përplasja nisi nga një deklaratë e Demalisë në një emision ku pretendonte me humor se Osman Stafa kishte ambicie për të qenë kryebashkiak i Tiranës, ose i Cërrikut. Pretendimet e tij u mohuan nga vetë gazetari, i cili u shpreh se Demalia nëse do të bëjë humor në kurrizin e tij, fillimisht duhet të mos gënjejë.

Por pavarësisht se Demalia ka tërhequr fyerjet, ai shprehet se qëndrimet e tij politike dhe mediatike.

Reagimi i plotë i Demaliajt:

Dua të shpreh publikisht keqardhjen dhe ndjesën time ndaj Osman Stafës për fyerjet personale që kam përdorur në reagimin tim, veçanërisht për epitetin “qeros” dhe të tjera shprehje të papërshtatshme.

Në momentin kur kam shkruar ato fjalë, nuk e dija se Osmani kishte kaluar një sëmundje dhe se humbja e flokëve ishte pasojë e saj. Po ta kisha ditur, nuk do t’i kisha përdorur kurrë ato shprehje. Për këtë arsye, ndihem thellësisht i penduar dhe i kërkoj ndjesë sinqerisht Osmanit.

Nuk është në kulturën time, në formimin tim njerëzor dhe as në parimet e mia të fyej dikë për shkak të një sëmundjeje, të një të mete fizike apo të një fatkeqësie që mund t’i ketë ndodhur në jetë. Sëmundja dhe vuajtja e një njeriu nuk mund dhe nuk duhet të bëhen objekt ironie apo fyerjeje. Këtu kam gabuar dhe këtë gabim e pranoj pa rezerva.

Është e vërtetë se reagimi im erdhi pas një sulmi dhe provokimi të mëparshëm nga ana e Osmanit. Por kjo nuk e justifikon përdorimin e fyerjeve personale nga ana ime. Mund të kundërshtoj, të polemizoj dhe të jem i ashpër në debat, por kjo nuk më jep të drejtën të prek një njeri në një plagë që nuk e njihja.

Dua të bëj edhe një dallim të qartë: Ndjesa ime për fyerjen personale nuk është tërheqje nga qëndrimet e mia politike, publike dhe mediatike ndaj Osman Stafës.

Për këto qëndrime, për mënyrën se si ai e ushtron gazetarinë, për standardet profesionale, raportimet dhe pozicionimet e tij publike, nuk tërhiqem asnjë presje nga kritikat që kam bërë. Ato janë çështje të debatit publik dhe do të vazhdoj t’i kundërshtoj me argumente, ashtu siç e konsideroj të drejtën time.

Nuk kërkoj që ndjesa ime të interpretohet si pajtim politik apo profesional. Ajo është një çështje njerëzore dhe ndërgjegjeje.

Mund të jemi kundërshtarë në ide, në qëndrime dhe në bindje, por nuk duhet të jemi të pamëshirshëm ndaj plagëve njerëzore të njëri-tjetrit.

Osman, për fyerjen që të kam bërë pa e ditur historinë tënde shëndetësore, të kërkoj ndjesë sinqerisht.

Published inBank

Comments are closed.