Skip to content

“Ti t’ja bësh këtë Luizit tim?”/ Bes Kallaku i zbulon Luzit si tentoi produksioni ti hiqte fitoren: Më ftuan të të konkurroj në Big Brother, por ajo çfarë i bëri IJA do u shkrijë

Nisja e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka sjellë menjëherë humor, ironi dhe prapaskena të pazbuluara nga ekrani. I ftuari i parë i formatit ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku, i cili që në minutat e para ka vendosur tonin me batuta dhe ngacmime ndaj vetë Luiz Ejllit.

Përveç humorit të zakonshëm mes tyre, Besi ka ndarë me publikun një detaj interesant nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania — atëherë kur Luizi ishte kthyer në fenomenin absolut të ekranit dhe të rrjeteve sociale. Sipas Kallakut, atij i është bërë një ftesë e drejtpërdrejtë për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pikërisht për të balancuar apo sfiduar dinamikën e Luizit.

“Pse u vonove or çun?” dhe ultimatum i Ijes
Aktori tregoi se, përpara se të merrte një vendim, kishte zgjedhur ta konsultonte ftesën me gjyshen e tij të ndjerë, Ijen — një figurë shumë e dashur për publikun dhe një pikë referimi për vetë Besin.

“Më kanë ftuar të hyj në Big Brother për të të konkurruar ty. Kur më erdhi ftesa për në Big Brother i thashë më lini ta diskutoj me Ijen. Shkova dhe më tha: ‘Pse u vonove or çun?’”, rrëfeu Kallaku me humor.

Ai shpjegoi se argumenti i atyre që e kishin ftuar ishte se mund të përballonte natyrshmërinë e Luizit dhe madje të arrinte deri në finale. Por përgjigjja e Ijes e kishte kthyer menjëherë me këmbë në tokë:

“I thashë më kanë ftuar për në Big Brother se më kanë thënë se vetëm ti përplasesh me natyrshmërinë e Luizit. Më kanë thënë se mund të dalësh në finale me të. Më tha: ‘T’ja bojsh ti Luizin tim ktë gjë, kokërr vote nuk për të marrë’. Prandaj thashë nuk hyj në Big Brother, se as Ija ime nuk më votonte”, tregoi Besi mes të qeshurave në studio.

Kundërbatuta e Luizit: “Sikur të bëja Gjinin te Portokallia”
Batuta nuk mbeti pa përgjigje nga nikoqiri i mbrëmjes. Luiz Ejlli e krahasoi skenarin e ftesës së Besit me një ndërhyrje të tijën në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku Kallaku ka interpretuar ndër vite personazhe ikonike si Gjini.

“Do të ishte sikur të vija unë dhe të bëja Gjinin në vendin tënd në Portokalli”, ia ktheu Luizi.

Biseda e çlirët mes dy personazheve të njohur të ekranit në Top Channel tregoi se dinamika mes tyre funksionon me shpejtësi dhe spontanitet, duke i dhënë “Live me Luizin” një start të zhurmshëm dhe plot batuta.

Published inBank

Comments are closed.